Gazeta Prizreni
  Lajmet
 
Gazeta Prizreni copyright
Lorik Mbreti!
Admin on 10/04/2009 at 7:11pm (UTC)
 Kapiteni i kombetares shqiptare dhe i Sunderland, Lorik Cana është shpallur njeri nder më të miret në ndeshjen kunder Manchester United e cila perfundoi baraz me rezultat 2:2 . Ai ishte vleresuar me notën 8. Poashtu mbreti i Sunderland, ka fituar simpatinë e tifozerisë se "maceve të zeza" duke fituar numrin më të madh te votave per "yllin" e ndeshjes, sondazh ky i zakonshem në webfaqen zyrtare te klubit të Sunderland.Nuk eshte hera e parë qe Cana mer epitetin e më të mirit.
Ja rezultatet e sondazhit nga te gjitha ndeshjet:
Bolton (A): Lee Cattermole
Chelsea (H): Lorik Cana
Blackburn (H): Lorik Cana
Norwich (A): Andy Reid
Stoke (A): Lorik Cana
Hull (H): Lorik Cana
Burnley (A): Andy Reid
Birmingham (H): John Mensah
Wolves (H): Lorik Cana
Man Utd(A): Lorik Cana

Gazeta Prizreni

 

Neser, street ball NLB KOSOVA, zbarkon në Prizren
Admin on 06/19/2009 at 9:42pm (UTC)
 Neser, në Prizren zbarkon streetball NLB Kosova. Gazeta Prizreni do ju sjedh materialet dhe gjirimet nga ky eveniment, ndoshta i ralle i tipit të tille sportiv. Neser të gjithë te parku i qytetit

Prizreni po knaqet...
 

Shkojnë ta shuajnë zjarrin harrojnë ta mbushin me ujë zjarrfikësin
Admin on 06/19/2009 at 8:59pm (UTC)
 Mund të duket qudi mirepo edhe kjo ndodhi, të lajmëruar se një vetur po digjej, dukej se shumë kishin nxituar, sa që kishin harruar ta mbushnin me ujë rezervuarin e zjarfikëses. Ishin bërë gati, dy prej tyre kishin marr gypin e ujit, derisa shkoi i treti ta leshoj ujin, për befasi ai kupton se nuk kishin ujë ne rezervuar. Kjo ndodh vetem ne qytetin e Prizrenit, dhe nga njerez të Prizrenit
 

Kuvendi i komunës, votoi me shumicë votash rishikimin e buxhetit të propozuar nga ekzekutivi komunal për realizim.
admin on 06/19/2009 at 5:34pm (UTC)
 Kuvendi i komunës, votoi me shumicë votash rishikimin e buxhetit të propozuar nga ekzekutivi komunal për realizim.

Kryesuesi i kuvendit z. Njazi Kryeziu, falënderoi të gjithë kuvendarët për angazhim serioz në punimet e kuvendit dhe përshëndeti votimin edhe të rregullores për tarifa dhe gjoba.

Seanca e sotme e kuvendit u karakterizua, me një frymë pune, në funksion të realizimit të kërkesave të qytetarëve për miratuar rregullore qe mundësojnë zhvillim të mirëfilltë të biznesit dhe rregullojnë shumë aspekte administrative me interes për grupet e organizuara të qytetarëve.

Shumë kuvendar nga partitë opozitare në kuvendin e komunës, me fjalimet e tyre kontribuuan në jetësimin e frymës parlamentare të diskutimeve dhe avancimin e proceseve demokratike, sidomos vendimmarrjes në komunë.

Në fund të seancës, kryesuesi z. Njazi Kryeziu falënderoi edhe mediet lokale për përcjelljen e drejtpërdrejt të punimeve të kuvendit të komunës, me të vetmin qëllim qe në komunën e Prizrenit edhe qytetari i saj të jetë sa më i informuar për punën që bëhet në organin më të lartë të komunës.

Kuvendi në këtë seancë votoi me shumicë votash edhe për ndryshimin e vendimit për katshmerinë e ndertimëve në zonat urbane të qytetit nga P+7 në P+20.

Drejtori i urbanizmit z. Shani Berisha, përshendeti votimin nga ana e kuvendrëve dhe premtoi se në qytetin e Prizrenit së shpejti pritën investime në infrastrukturë, me theks të veçanët në lokacionin "Bazhdarhana 2", pas këtij votimi.
 

Raporti i policisë në Prizren
Admin on 06/19/2009 at 5:30pm (UTC)
 Policia në Prizren ka në konferencen e zakonshme ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për veper penale të vjedhjes në fshatin Bubavac.
 

<-Back

 1 

Continue->

 
 
  Today, there have been 7 visitors (13 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free